×
  • Lajme
  • Botë

    Identifikohet një nga autorët e sulmit në Vjenë, u betua për besnikëri ndaj ISIS

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 9:57

    Nga sulmi i mbrëmshëm në Austri, të vrarë mbetën tre qytetarë dhe një nga dorasit e këtij sulmi, prej të cilit të plagosur mbetën edhe 15 persona.


    Të shtënat e së hënës në Vjenë ndodhën në një zonë mjaftueshëm të frekuentuar, e ngjeshur përplot kafene dhe restorante.

    Gazeta austriake “Krone” shkruan se tashmë është identifikuar një nga sulmuesit e sulmit të përgjakshëm, transmeton Reporteri.

    Derisa ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar, kjo gazetë shkruan se ai ka qenë në Austri për një kohë më të gjatë.

    Tutje, thuhet se pak para sulmit ai u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të milicisë terroriste IS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.

    Ndryshe, zyrtari më i lartë i sigurisë i Austrisë tha se autoritetet besojnë se bëhej fjalë për disa persona të armatosur dhe operacioni policor është duke vazhduar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!