×
  • Lajme
  • Botë

    Iftari në Bangladesh, lagjja e njohur për ushqimet tradicionale

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 13:14

    Edhe pse është krijuar përpara 400 vjetësh, lagjja historike e Chawkbazar, në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, vazhdon të mbetet po aq popullore.


    Por në këtë periudhë, fama e saj mbërrin kulmin, e kjo falë fakti që kjo qendër e rëndësishme biznesi, tejet e njohur edhe për shumëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale, shndërrohet praktikisht në vendin kryesor të ushqimeve të Iftarit- vaktin që thyen agjërimin e përditshëm.

    Me mijëra shitës ekspozojnë prodhimet e tyre nëpër rrugë, ku njerëzit presin në radhë për qebap e lloje të ndryshme birjani- një pjatë tejet popullore me bazë orizin.

    Shitësit luftoje mes tyre për hapësire në një kohë kur mbi rrugicat e ngushta të tregut varen me qindra kabllo elektrike, telefonike dhe internet, çka përbën dhe një rrezik për Chawkbazar, i cili shkurtin e këtij viti u përfshi nga nja zjarr masiv që vrau gati 80 vetë.

    Delikatesa me popullore e këtij tregu mbetet “boro baper polay khai“, një përzierje qiqrash, mishi të grirë, patatesh, vezësh, mish pule e 13 erëzash. Artikuj të tjerë të famshëm Iftari atje janë kulaçi me mish deleje dhe pule, qoftet e skuqura me thjerrëza dhe të zhytura në kos, apo pjatat me mish pëllumbi, pa harruar në fund edhe llojet e ndryshme të ëmbëlsirave. Disa konsumatore megjithatë vazhdojnë të kenë dyshime për higjienën e këtyre produkteve, edhe pse shitësit pretendojnë se janë mjaft të kujdesshëm në përgatitjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!