×
  • Lajme
  • Botë

    Indi: Kashmiri voton në zgjedhjet e asamblesë pas një dekade

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 14:41

    Kanë filluar zgjedhjet për herë të parë në rajonin e administruar nga India, Kashmir, që nga humbja e gjysmë-autonomisë së rajonit. Zgjedhjet do të zhvillohen në tri faza. Zgjedhjet filluan të mërkurën në Kashmirin e administruar nga India në zgjedhjet lokale të para pas një dekade dhe gjithashtu për herë të parë që nga heqja e statusit të tij gjysmë-autonom pesë vite më parë, shkruan DW, përcjell Reporteri.net.

    Votimi do të zhvillohet në tri faza dhe do të jetë i shpërndarë gjeografikisht për të zgjedhur qeverinë lokale. Për shkak të masave të sigurisë dhe problemeve logjistike në këtë rajon të trazuar.

    Trupa të shtuara

    Në praninë e një numri të madh forcash policore dhe paramilitare, mbi 2,3 milionë banorë janë të autorizuar të votojnë në fazën e pare të mërkurën, e cila do të shohë 24 njësi zgjedhore në garë në 7 rajonet jugore.

    Kashmiri mbetët një nga zonat më të militarizuara në botë, me rreth 500,000 trupa indiane të dislokuara në rajon, duke luftuar një betejë që ka zgjatur 3 dekada.

    Trupat u panë të veshur me pajisje për të kontrolluar trazirat dhe duke mbajtur armë automatike, ndërsa vendosnin pika kontrolli dhe patrullonin një njësi zgjedhore në rajonet ku vendasit prisnin për të votuar.

    Zgjedhje thelbësore

    Rajoni i cili ka 8.7 milionë votues të regjistruar mbajti zgjedhjet e tij të fundit të asamblesë në vitin 2014.

    Shumica banorë në territorin me shumicë muslimane janë të hidhëruar për vendimin e viti 2-019 që qeverisë nacionaliste-hindusite të kryeministrit Narendra Modi për të hequr statusin e veçantë të rajonit për të klasifikuar ish- shtetin si një territor të qeverisur nga federata.

    Qeveria Modi thotë se heqja e statusit të veçantë të rajonit ka rikthyer normalitetin në zone dhe ka ndihmuar në zhvillimin e saj.

    ‘’Me fillimin e fazës së parë të zgjedhjeve të Asamblesë së Jammu dhe Kashmirit, i bëj thirrje të gjithëve të votojnë në nmumra të mëdhenjë dhe të forcojnë festën e demokracisë’’ tha Modi në rrjetin social ‘’X’’ të mërkurën.

    Zgjedhjet do t’i japin mundësinë Kashmirit të administruar nga India mundësinë për të pasur qeverinë e tij dhe legjislaturën lokale.

    Do të ketë një kryeministër që do të drejtojë një këshill ministrash në qeveri.

    Megjithatë, kalimi i pushtetit nga New Delhi në asamblenë lokale do të jetë i kufizuar, me Kashmirin që do të mbetet një ‘’Territor i Bashkuar’’ , i kontrolluar drejtpërdrejtë nga qeveria në qendër dhe parlamenti i Indisë që vazhdon të jetë ligjvënësi kryesor.

    Faza e dytë dhe e tretë të zgjedhjeve janë parashikuar për 25 shtator dhe 8 tetor, si dhe rezultate që pritet të publikohen në të njëjtën ditë.

    Si India ashtu edhe Pakistani e pretendojnë Kashmirin në tërësi, secili aktualisht duke e administruar një pjesë të rajonit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!