×
  • Lajme
  • Botë

    Indi :Shkon në afro 100 mijë numri i viktimave nga COVID-19

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 10:36

    Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1,095 vdekje.


    Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1,095 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 99,773.

    Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 81,484 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6,394,068.

    Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5,352,078.

    Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve. /AA/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!