×
  • Lajme
  • Botë

    India aprovon dy vaksina anti-COVID, vaksinimi pritet të nisë për pak javë

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 8:27

    Rregullatori i barnave në Indi ka dhënë sot aprovimin final për përdorim emergjent të dy vaksinave anti-COVID, një të zhvilluar nga Astra Zeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oxfordit dhe një tjetër të zhvilluar nga kompania vendase Bharat Biotech, raporton agjencia Reuters.


    Vendi i dytë më i madh në botë për nga numri i popullatës pritet ta nisë vaksinimin masiv brenda pak javëve, ku prioritet do të jetë vaksina e AstraZenecas/Oxfordit, ndërsa ajo COVAXIN e zhvilluar nga Bharat Biotech do të jepet në rrethana më strikte, duke marrë parasysh se ende nuk janë publikuar të dhënat për efikasitetin e saj.

    Efikasiteti i përgjithshëm i vaksinës AstraZeneca/Oxford është te 70.42 për qind, ndërsa e COVAXINI, siç ka thënë kontrolluesi i përgjithshëm i Barnave në Indi, V.G. Soman, është “i sigurt dhe ofron një reagim të fortë të sistemit imunitar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!