Vdekjet e shumta në ditët e fundit nga koronavirusi në Indi kanë detyruar autoritetet të krijojnë hapësira krematoriumi, ku do djegin trupat e familjarëve të vdekur.
Vala e dytë e koronavirusit e ka bllokuar tërësisht sistemin shëndetësor të Indisë, duke stërmbushur spitalet dhe hapësirat e trajtimit të pacientëve.
Mungesa e oksigjenit dhe shtretërve është rritur jashtëzakonisht shumë.
Ditë më parë, brenda 24 orëve, India ka regjistruar një milion të infektuar, derisa të martën u regjistruan 323.144 të infektuar.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet ka regjistruar mbi 192 mijë të vdekur, njofton BBC.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.