Zyrtarët në Kashmir vend i administruar nga India kanë ndaluar therjen e kafshëve gjatë festës së Kurban Bajramit, një lëvizje që mund të shkaktojë zemërim të gjerë në rajonin e diskutueshëm ku mbizotëron popullsia myslimane.
Sipas medieve të huaja, një urdhër i lëshuar të enjten tha se “therja / sakrifica e paligjshme e lopëve, viçave, deveve dhe e kafshëve të tjera” duhet të ndalet, duke cituar ligjet e mirëqenies së kafshëve.
Sidoqoftë, arsyeja e qeverisë për ndalimin gati total të kurbanëve mbetet e paqartë.
Në përgjithësi, lopët konsiderohen të shenjta në Indinë me shumicë hindu, dhe therja e tyre ose ngrënia e mishit të lopës është e paligjshme ose e kufizuar në pjesën më të madhe të vendit.
Përkundër ndalimit të therjes së lopës në Kashmir, mishi i lopës është gjerësisht i disponueshëm në pjesën më të madhe të zonave me shumicë myslimane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.