India ka hapur një nga spitalet më të mëdha në botë, me 10.000 shtretër, në kuadër të betejës me pandeminë e koronavirusit.
Qendra për COVID, “Sardar Patel” ka nisur pjesërisht punën nga e diela, duke vënë në dispozicion 2.000 prej 10.000 shtretër. Të 8.000 shtretërit tjerë do të vihen në dispozicion nga e mërkura, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.
Ministri i Brendshëm indian, Amit Shah ka deklaruar se spitali me 10.000 shtretër do t’u ofrojë lehtësim të madh banorëve të Delhit.
Në Indi janë regjistruar gjithsej 528.859 të infektuar me koronavirus dhe 16.095 të vdekur. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.