×
  • Lajme
  • Botë

    India konfirmon një variant të ri të coronavirusit me mutacion të dyfishtë

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 19:27

    Një variant i ri i coronavirusit me mutacion të dyfishtë është konfirmuar në Indi. Nga 10,787 mostra, 736 ishin pozitive për variantin britanik, 34 për variantin e Afrikës së Jugut dhe 1 për variantin brazilian.


    Mutacionet në viruse janë të zakonshme, por shumica e tyre janë të parëndësishme dhe nuk shkaktojnë ndonjë ndryshim në aftësinë e tij për t’u transmetuar ose shkaktuar infeksion serioz. Por disa mutacione, si ato në Mbretërinë e Bashkuar ose variantet e Afrikës së Jugut, mund ta bëjnë virusin më infektues dhe në disa raste edhe më vdekjeprurës.

    “Një mutacion i dyfishtë”, shpjegon virologu Shahid Jameel, “nënkupton dy mutacione që vijnë së bashku në të njëjtin virus. Një mutacion i dyfishtë në zonat kryesore të proteinave spike të virusit mund të rrisë këto rreziqe dhe të lejojë që virusi të shpëtojë nga sistemi imunitar dhe ta bëjë atë më infektues.”

    *Proteina spike është pjesa e virusit që ai përdor për të depërtuar në qelizat njerëzore.

    Konsorciumi Indian SARS-CoV-2 mbi Gjenomikën (INSACOG), një grup prej 10 laboratorësh kombëtarë nën Ministrinë e Shëndetësisë të Indisë, kreu renditjen gjenomike në mostra. Renditja gjenomike është një proces testimi për të hartuar të gjithë kodin gjenetik të një organizmi – në këtë rast, virusin. Kodi gjenetik i virusit funksionon si manuali i tij i udhëzimeve.

    Qeveria tha se një analizë e mostrave të mbledhura nga shteti perëndimor i Indisë, Maharashtra, tregon “një rritje në fraksionin e mostrave me mutacionet E484Q dhe L452R” krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

    “Mutacione të tilla [të dyfishta] japin arratisje imune dhe rritje të infektivitetit,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

    Dr Jameel shtoi se “variant i ri mund të ketë një prejardhje të veçantë që zhvillohet në Indi me mutacionet L452R dhe E484Q që vijnë së bashku”.

    Por qeveria mohoi që rritja e numrit të rasteve të lidhej me mutacionet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!