Më shumë se katër milionë njerëz në Indi, shumica prej tyre myslimanë, janë në rrezik që të shpallen imigrantë të huaj pasi qeveria indiane ka vendosur ta çojë përpara agjendën nacionaliste hinduse, e cila e ka vënë në sprovë traditën pluraliste të këtij vendi.
Ndjekja e imigrantëve nga shteti po vihet në pah në Assam, një rajon i varfër malor pranë kufirit me Birmaninë dhe Bangladeshin.
Shumë njerëz, të cilëve u është vënë në pikëpyetje shtetësia, janë të lindur në Indi dhe më parë i kanë gëzuar të gjitha të drejtat e shtetësisë, siç është e drejta e votimit.
Autoritetet shtetërore janë duke i zgjeruar me shpejtësi gjykatat për të huajt dhe po planifikojnë të ndërtojnë kampe të reja të ndalimit. Qindra njerëz janë arrestuar për shkak të dyshimeve se janë imigrantë të huaj, përfshirë një veteran mysliman të ushtrisë indiane, shkruan “New York Times”, transmeton Gazeta Express.
Aktivistët lokalë dhe avokatët po thonë se dhimbja e mbetjes jashtë listave preliminare të personave me shtetësi indiane dhe frika nga burgu i ka shtyrë dhjetëra njerëz që të bëjnë vetëvrasje.
Sidoqoftë, partia në pushtet e kryeministrit Narendra Modi nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga planet e veta.
Ato janë të bazuara në programin nacionalist, me të cilin qytetarët do të detyrohen të sjellin prova që janë qytetarë në pjesë të tjera të Indisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.