Ministria e Shëndetësisë e Indisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 15,413 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në shtetin e dytë në botë për madhësinë e popullsisë shkoi në mbi 410,000 persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 306 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 13,254.
Sipas Këshillit Indian për Hulumtime Mjekësore, deri më tani janë testuar mbi 6,800,000 persona dhe vetëm në 24 orët e kaluara për koronavirus janë testuar 190,730 njerëz.
Pavarësisht numrit të lartë të rasteve, qeveria indiane i ka lehtësuar masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.