Ushtria indiane ka deklaruar se Pakistani ka qëlluar me artileri në zonën Bhimber Gali, në Kashmirin e amdministruar nga India, pranë vijës ndarëse, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Në një postim të ushtrisë në platformën „X“, thuhet se forcat e armatosura të Indisë janë duke „reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe të matur“.
Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak që nisi sonte India.
Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka thënë se “Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë vetë.”
“Të gjitha avionët tanë të forcës ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe i pabesë, i kryer nga hapësira ajrore e Indisë,” ka deklaruar ky zëdhënës.
India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.
“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.