×
  • Lajme
  • Botë

    India, vendi i dytë më i prekur nga COVID-19

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 10:27

    India është bërë vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në botë. Në 24 orët e fundit në Indi janë konfirmuar me koronavirus 90,000 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në total në 4.2 milionë.


    Tashmë India ka tejkaluar Brazilin dhe radhitet pas Shteteve të Bashkuara. Për nga numri i viktimave, India është e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit, me mbi 71,000 të vdekur.

    Rritja e numrit të rasteve vjen teksa qeveria vazhdon t’i heqë masat e kufizimit, në përpjekje për të nxitur ekonominë, e cila ka humbur miliona vende pune që në muajin mars, kur ka nisur pandemia.

    Ekonomia e Indisë është tkurrur për 23.9% në çerekun e dytë të këtij viti, çfarë ka qenë rënia më e keqe që kur ky vend ka nisur të lëshojë të dhëna tremujore, në vitin 1996.

    Më shumë se 60% e rasteve aktive me koronavirus në Indi vijnë nga shtetet: Andhra Pradesh, Tamil Nadu, Karnataka, Maharashtra dhe Utar Pradesh, që njëherësh është shteti më i populluar në këtë vend.

    Në aspketin global, koronavirusi ka prekur mbi 27 milionë njerëz. Prej tyre, 883,000 vetë kanë vdekur dhe mbi 18 milionë janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!