Ishujt Maluku në Indonezi janë goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7,1 ballësh.
Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 135 kilometra në jugperëndim ujërave të qytetit Ternate të provincës Maluku Verior, në thellësi prej 10 kilometrave.
BMKG dha alarm për rrezik nga cunami pas tërmetit. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Ndërkohë Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka një magnitudë prej 6,9 ballësh, raporton AA, transmeton Klan Kosova.
Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.