×
  • Lajme
  • Botë

    Infektohet me coronavirus kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 19:53

    Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviq është infektuar me coronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.


    Ai u testua në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe, dhe rezultati i testit tregoi praninë e coronavirusit (SARS-CoV-2), njoftoi Qeveria e Republikës Serbe.

    “Puna e mëtutjeshme e Kabinetit të Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike”, thuhet në deklaratë.

    Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliq, ka dalë pozitiv në testin e coronavirusit.

    Ai u shtrua në spital në Sarajevë, për shkak të pneumonisë.

    Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin e ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!