×
  • Lajme
  • Botë

    Infektohet mjeku kinez i cili kishte njoftuar i pari për koronavirusin

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 11:53

    Mjeku 34 vjeçar, Li Wenliang, nga një sektor i kujdesit intensiv në spital, i tha rrjetit të CNN se të shtunën e ka marrë lajmin se është i infektuar me koronavirus.


    Li Wenliang, dhjetorin e vitit të kaluar njoftoi për një sëmundje të ngjashme me virusin SARS.
    Ai kishte thënë se shtatë pacientë janë diagnostifikuar me këtë sëmundje.
    Në vitin 2003, qindra persona kishin vdekur nga virusi SARSA. “Unë vetëm desha që të kërkoj nga kolegët që të jenë të kujdesshëm”, tha ai.

    Ai sqaroi se, sipas testeve që i kishte parë, sëmundja ishte koronavirus – familje e madhe e viruseve, ku përfshihet edhe virusi SARS.

    Mjeku 34-vjeçar nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e virusit të ri, u kishte thënë miqve që t’i paralajmërojnë të afërmit e tyre në mënyrë private.
    Megjithatë, pas disa orëve, mesazhet e tij ishin publikuar dhe shpërndarë shumë.
    “Kur i pashë mesazhet duke qarkulluar në internet, kuptova se kanë dalë nga kontrolli im dhe ndoshta do të ndëshkohesha”, tha mjeku Li./Reporteri/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!