×
  • Lajme
  • Botë

    Infermieri amerikan rezulton pozitiv për coronavirus, gjashtë ditë pasi mori vaksinën kundër Covid-19

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 11:54

    Historia e një infermier në dhomën e urgjencës i cili doli pozitiv për COVID-19 pasi mori vaksinën është një gjë që na rikujton se larja e duarve, distancimi shoqëror dhe maskat do të jenë ende thelbësore, edhe gjatë vitit 2021.


    Sipas AbcNews, përcjell Telegrafi, Matthew W., një infermier 45-vjeçar në San Diego, mori vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor.

    Ai kishte thënë për filialin e ABC News në San Diego se i vetmi efekt anësor i vaksinës që ai përjetoi ishte dhimbja e krahut.

    Por gjashtë ditë më vonë, pasi punoi një turn në njësinë e pacientëve me COVID-19, Matthew kishte ethe, dhimbje muskulore dhe lodhje.

    Dhe një test i spitalit konfirmoi se ai ishte pozitiv për COVID-19.

    Skenari nuk është i papritur, mendon Dr. Christian Ramers, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diegos.

    Kjo pasi që pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga COVID-19, pasi të jenë vaksinuar.

    “Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni zhvillimin e mbrojtjes nga vaksina”, tha Ramers.

    Edhe pas atyre 10 deri 14 ditëve, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.

    “Ajo dozë e parë mendojmë se ju jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%”, shtoi Ramers.

    Ai ka përmendur edhe një mundësi tjetër: Meqenëse periudha e inkubacionit për COVID-19 mund të jetë e gjatë për 14 ditë, është gjithashtu e mundur që Matthew të jetë infektuar para se të merrte vaksinën më 18 dhjetor.

    Të dy skenarët e mundshëm janë një kujtesë se vaksinat nuk janë “ilaçi i vetëm”.

    Në vend të kësaj, thonë ekspertët, ndalimi i pandemisë do të marrë kohë dhe do të nevojitet respektim i vazhdueshëm i praktikave themelore të shëndetit publik si distancimi shoqëror, maskat dhe larja e duarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!