×
  • Lajme
  • Botë

    Infermierja italiane që po mjekonte pacientët me coronavirus i jep fund jetës duke u hedhur në lum, kishte simptoma të virusit

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 10:00

    Një infermiere italiane 49-vjeç që punonte në spitalin Jesolo, i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo, në Venecia.


    Dy ditët e fundit ajo ka qëndruar në shtëpi sepse kishte simptomat e koronavirusit, përfshirë edhe ethet. Ajo kishte bërë testin, por përgjigjia nuk i kishte dalë ende.

    “Ajo ishte e përkushtuar në punë, një person i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për spitalin”, tha drejtori i spitalit, Carlo Bramezza.

    Infermierja punonte në këtë spital që prej vitit 1991 në departamentin e kirurgjisë. Ditët e fundit aji u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infective duke u kujdesur për 25 pacientë me koronavirus.

    Burimi: http://www.veneziatoday.it/cronaca/cadavere-donna-jesolo-oggi-18-marzo-2020.html

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!