×
  • Lajme
  • Botë

    Injorohet keq kryeministri kanadez, i mbetet dora e ngrirë

    Reporteri
    30 Qershor 2019 | 15:22

    Kryeministri kanadez Justin Trudeau është bërë hit në internet për shkak të një pamje nga samiti i G20 në Osaka.


    Trudos i kishte rënë për t’u ulur në mesin e presidentëve kinez dhe brazilian, të cilët, sipas pamjeve, nuk është se u morën me kryeministrin kanadez. Ky veprim nuk është që nuk shqetësoi Trudon, gjë e cila vërehet edhe në fytyrën e tij të shqetëasuar.

    Por shqetësimi i vërtetë ndodh kur ai zgjatet për t’i dhënë dorën brazilianit, i cili siq shihet edhe në video, i kthen shpinën dhe i jep dorën dikujt tjetër, përcjell reporteri.net.

    Ky moment u bë hit në gjithë botën, ku mori edhe shumë komente  si: “E pakëndshme për ta parë këtë”, “Mos e injoroni Trudon, ai vetëm po dëshiron të ua jap dorën për një foto”, dhe shumë të tilla të ngjashme. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!