×
  • Lajme
  • Botë

    Inteligjenca amerikane: Koronavirusi nuk është bërë nga dora e njeriut

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 18:00

    Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë arritur në përfundimin se koronavirusi i ri nuk është prodhuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht.


    Por, ata thonë se ende po ekzaminojnë nëse origjina e gjurmës pandemike është nga kontraktimi me kafshë apo nga ndonjë aksident në një laborator kinez, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

    Ditët e fundit administrata Trump ka mprehur ligjërimin ndaj Kinës, duke e akuzuar partnerin tregtar që nuk ka vepruar me shpejtësi të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit.

    “Komuniteti i Inteligjencës gjithashtu pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor se virusi COVID-19 nuk është prodhuar e as modifikuar gjenetikisht”, thuhet në deklaratë.

    “IC do të vazhdojë të ekzaminojë me rreptësi informacionin për të përcaktuar nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshë të infektuara apo nëse ishte rezultat i një aksidenti në një laborator në Wuhan”, thuhet tutje.

    Shkencëtarët thonë se virusi lindi natyrshëm në lakuriqë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!