“Për kriminelët, vaksinat do të jenë si ari i lëngshëm” Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Juergen Stock.
“Ndërsa vaksinat COVID19 janë shpërndarë në të gjithë botën, ato do të shënjestrohen nga rrjetet e krimit të organizuar ndërsa vazhdojnë të përfitojnë nga pandemia.” shkruan më pas Stock në një reagim në rrjetet sociale.
Vaksina ka filluar të injektohet në shumë vende të botës, ndërsa në Bashkimin Evropian pritet të miratohet ditën e sotme dhe të nisë procesin e injektimit më 27 dhjetor.
Ndërkohë një alarm është ngritur nga Britania e Madhe, të cilët kanë zbuluar një mutacion të virusit covid-19 që mund të infektojë personat e shëndoshë më shpejtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.