Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha të hënën se Franca dhe Irani i kanë përafruar qëndrimet lidhur me marrëveshjen bërthamore pas bisedave telefonike mes presidentit iranian, Hassan Rouhani, dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron.
“Për fat të mirë, pikëpamjet e dy vendeve janë përafruar për shumë çështje dhe tashmë po zhvillohen diskutime teknike në mënyrë që të përmbushen zotimet e Evropës për marrëveshje bërthamore”, tha zëdhënësi qeveritar, Ali Rabiei.
Ai nuk dha hollësi të tjera lidhur me këto diskutime gjatë deklaratës së transmetuar në televizionin publik.
Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, shtetet evropiane janë përpjekur ta bindin Iranin që të mbetet pjesë e marrëveshjes duke i premtuar se do të mbrohen interesat ekonomike të këtij vendin nga sanksionet amerikane.
Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur muajve të fundit për shkak të tensioneve në Gjirin Persik dhe sulmeve ndaj anijeve me naftë, shkruan “Reuters”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.