×
  • Lajme
  • Botë / Bashkëpunimi ushtarak

    Irani furnizoi Rusinë me 400 raketa

    Reporteri
    21 Shkurt 2024 | 17:32

    Irani ka furnizuar Rusinë me numër të madh raketash të fuqishme tokë-tokë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Me këtë furnizim, dy shtetet kanë thelluar bashkëpunimin ushtarak teksa po përballen me sanksionet amerikane, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Irani ka dërguar rreth 400 raketa balistike përfshirë ato me rreze të shkurtër Fateh dhe Zolfaghar.

    Këto raketa kanë kapacitet që të qëllojnë cakun në distanca mes 300 deri në 700 kilometra, thonë ekspertët.

    Garda Revolucionare, forca elitë që mbikëqyrë programin e raketave balistike të Iranit, nuk ka komentuar rreth këtij raportimi.

    Raketat u dërguan në fillim të janarit pas finalizimit të marrëveshjes gjatë vitit të kaluar. Burimet iraniane kanë thënë për Reutersin se janë realizuar të paktën katër dërgesa të raketave

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!