×
  • Lajme
  • Botë

    Irani goditet nga tërmeti prej pesë ballësh

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 15:39

    Një tërmet prej 5.0 ballësh të Rihterit është regjistruar në pjesën jugperëndimore të Iranit të dielën. Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA.


    Kjo agjenci nuk dha ndonjë hollësi për pasojat e mundshme në njerëz apo dëmtime të ndërtesave.

    Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, ky tërmet ishte i shkallës 5.1 dhe epiqendrën e kishte afër qytetit Dezful, në thellësi prej 10 kilometrash.

    Irani shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet. Nga një tërmet i vitit 2017 kishin vdekur 630 njerëz, shkruan “Reuters”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!