Irani është duke konsideruar 13 “skenarë hakmarrjeje” për t’iu kundërpërgjigjur amerikanëve për vrasjen e gjeneralit iranian Kasim Suleimani në Irak, tha sot sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, Ali Ssamhani, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
“Amerikanët duhet ta dinë se 13 skenarë hakmarrës janë diskutuar deri më tani në këtë Këshill, dhe madje edhe nëse ka konsensus për të ekzekutuar skenarin më të rëndë, ai mund të jetë një makth historik për amerikanët”, paralajmëroi Ali Shamhani.
Ndërkohë, sot kur u bë ceremonia e varrimit të gjeneralit iranian, 35 persona raportohet se kanë humbur jetën për shkak të turmës së madhe të njerëzve që po marrin pjesë në ceremoni.
Vrasja e Soleimanit ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.
Soleimani u vlerësua gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.