×
  • Lajme
  • Botë

    Irani: Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve, “budallallëk strategjik”

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 16:21

    Irani dënoi marrëveshjen e arritur në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizim të marrëdhënieve, duke e cilësuar këtë veprim si akt “të budallallëkut strategjik” që vetëm do të forcojë “boshtin e rezistencës” të përkrahur nga Teherani.


    Ministria e Jashtme iraniane ka thënë se “palestinezët e shtypur dhe kombet etjera nuk do të falin asnjëherë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin kriminal izraelit”.

    Përmirësimi i marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe aleatëve të Uashingtonit në Lindje të Mesme, përfshirë vendet e pasura të Gjirit Arab, ka qenë pikë kyçe në strategjinë e Trumpit për të ndalur ndikimin e Iranit.

    Duke e quajtur këtë vendim “të turpshëm” dhe “të rrezikshëm”, Teherani ka paralajmëruar kundër ndikimit të Izraelit në vendet e Gjirit dhe ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe “duhet të pranojnë përgjegjësinë për të gjitha pasojat” e marrëveshjes.

    Marrëveshja e arritur mes Izaelit dhe Emirateve, e bërë e ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump është e treta në histori mes Izraelit me ndonjë shtet arab.

    Në të, shteti izraelit është zotuar për të pezulluar aneksimin e tokave palestineze, ndonëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuahu ka thënë se kjo nuk nënkupton braktisje të planeve në zonat izraelite të pushtuara në Bregun Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!