×
  • Lajme
  • Botë

    Irlandezit i gjenden 39 kufoma në kamion

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 11:23

    Policia britanike i ka nisur hetimet për vrasje të shumëfishtë pasi trupat e pajetë të 39 njerëzve u gjetën në brendësi të një kamioni, i cili vozitej nga një burrë 25 vjeç nga Irlanda Veriore.


    Policia e rajonit Essex njoftoi se viktimat u gjetën në parkun industrial në Waterglade. Në mesin e viktimave ishte edhe një adoleshent.

    “Ky është një incident tragjik, ku një numër i madh i njerëzve e kanë humbur jetën. Ne i kemi nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha zyrtari policor Andreë Mariner, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    “Besojmë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në territorin tonë të shtunën. Jemi në procesin e identifikimit të viktimave, por ai mund të marrë kohë. Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë për hetimin e këtij rasti”, shtoi ai.

    Policia njoftoi se e ka arrestuar shoferin e kamionit dhe e ka dërguar në mbajtje, duke njoftuar se skena ku u gjet kamioni do të jetë e mbyllur për qarkullim dhe për këtë e kërkoi mirëkuptimin e banorëve lokalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!