Ministri i Mbrojtjes, Prabowo Subianto, ish-gjenerali i akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut, ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale të Indonezisë, ani pse nuk janë numëruar të gjitha votat.
Kandidati 72-vjeçar, të cilit SHBA-ja ia kishte ndaluar hyrjen për më shumë se 20 vjet për shkak të historisë famëkeqe, u ka thënë mijëra përkrahësve në një stadium të Xhakartës, se “fitorja është e tërë indonezianëve”.
Deri më tani nuk janë deklaruar zyrtarët e zgjedhjeve dhe dy ish-guvernatorët e provincave që kontestuan këto zgjedhje në demokracinë e tretë më të madhe të botës.
Subianto ishte gjeneral i ushtrisë gjatë periudhës brutale të diktaturës Suharto që përfundoi para 25 vjetësh. Ai ka shërbyer si komandant i forcave speciale që janë akuzuar për torturë dhe zhdukje të njerëzve. Këto akuza i ka mohuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.