Trajnerët rusë të patinazhit në akull dhe ish-kampionët e botës Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov ishin në bordin e aeroplanit të American Airlines që u rrëzua në lumin Potomac në Washington të mërkurën mbrëma, njoftuan mediat shtetërore ruse, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Gjithashtu mediat ruse raporton se frika është se me ta ishte edhe djali i tyre, Maxim.
Shishkova dhe Naumov, të cilët ishin të martuar me njëri-tjetrin, fituan kampionatin botëror në patinazh artistik në çifte në 1994 dhe thuhet se kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara që të paktën nga viti 1998, ku stërvitën patinatorë të rinj në akull.
Çifti u raportua se po ktheheshin nga një garë që kishin dhe po udhëtonin me një grup patinatorësh të rinj. Gazeta ruse e lajmeve Mash publikoi një listë me 13 patinatorë, shumë prej tyre fëmijë të emigrantëve rusë në Shtetet e Bashkuara, për të cilët thuhet se besohet se kanë qenë në aeroplan.
Një avion pasagjerësh rajonal i American Airlines dhe një helikopter Black Hawk i ushtrisë amerikane u përplasën në Potomac pas një përplasjeje në ajër pranë Aeroportit Kombëtar të Washingtonit të mërkurën mbrëma, thanë zyrtarët.
Avioni, me 64 pasagjerë dhe ekuipazh, ishte rrugës për në Uashington DC, nga Wichita, Kansas, kur u përfshi në një përplasje në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane.