Një incident i pazakontë ka përfshirë ish-kryeministrin italian dhe ish-presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi-n, gjatë një interviste me gazetaren Lavinia Orefici.
Ngjarja ndodhi më 22 mars, gjatë prezantimit të librit të tij, kur gazetarja e pyeti nëse ai mbështeste kufizimin apo rregullimin e pronës private. Prodi, i nervozuar, reagoi ashpër duke i thënë: “Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë ndonjëherë një gjë të tillë?”
Pas sqarimit të gazetares se pyetja ishte pjesë e Manifestit të Ventotenes, një dokument historik i shkruar në vitin 1941 nga antifashistët në burg, Prodi e kap nga flokët në një moment tensioni të dukshëm.
Pas publikimit të videos, Prodi kërkoi falje, duke pranuar se kishte bërë një gabim.
Ai sqaroi se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren, por se ishte ndier i provokuar nga pyetja dhe kishte reaguar në mënyrë impulsive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.