Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, ka thënë se Izraeli po kryen krime lufte në Gaza dhe se “mijëra palestinezë të pafajshëm po vriten, ashtu si edhe ushtarë izraelitë”.
Olmert ishte kryeministër nga viti 2006 deri më 2009. Ai shkroi për gazetën “Haaretz” se “qeveria e Izraelit aktualisht po zhvillon një luftë pa qëllim, pa synime apo planifikim të qartë dhe pa shanse për sukses”.
“Që nga themelimi i tij, shteti i Izraelit nuk ka zhvilluar kurrë një luftë të tillë.. banda kriminale e kryesuar nga Benjamin Netanyahu ka vendosur një precedent të pashoq në historinë e Izraelit”, ka thënë ai.
Ai më tej ka thënë se viktimat palestineze “po arrijnë në përmasa monstruoze” në javët e fundit, raportoi The Guardian.
Olmert në të kaluarën kishte thënë se Izraeli nuk po kryente krime lufte në Gaza. Por, në javët e fundit ai ka theksuar se nuk mund ta thotë të njëjtën gjë.
“Çfarë po bëjmë në Gaza tani është një luftë shkatërruese: vrasje pa dallim, e pakufi, mizore dhe kriminale ndaj civilëve. Është rezultat i politikës qeveritare – e diktuar me vetëdije, me keqdashje dhe në mënyrë të papërgjegjshme”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.