Mediat botërore raportojnë se ish-ministri afgan, Syed Ahmad Shah Saadat, është fotografuar duke shpërndarë pica në Gjermani.
Ish-ministri afgan i informacionit dhe komunikimit, është parë nga një gazetar lokal në qytetin Leipzig të Gjermanisë, duke punuar si shpërndarës i picave.
Ai pranon se disa njerëz pranë tij e kritikuan atë për pranimin e një pune të tillë pasi shërbeu në qeveri për dy vjet. Por për të, thotë ai, puna është punë.
Ai dha dorëheqje si ministër në vitin 2018.
“Nuk kam pse të ndihem fajtor,” tha 49-vjeçari teksa ishte i veshur me uniformë të punës.
“Shpresoj që politikanët e tjerë të ndjekin të njëjtën rrugë, të punojnë me publikun dhe jo vetëm të fshihen,” përfundoi ai.
Historia e tij u bë veçanërisht e spikatur pas kaosit që u krijua në Afganistan pas marrjes nën kontroll të talebanëve. /Reporteri.net
Vor ein paar Tagen lernte ich einen Mann kennen, der behauptete, vor zwei Jahren afghanischer Kommunikationsminister gewesen zu sein. Ich fragte, was er in #Leipzig mache. „Ich fahre für Lieferando Essen aus.“ pic.twitter.com/nafutTTXqP
— Josa Mania-Schlegel (@JosaMania) August 21, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.