Ish-ministri grek, Sifi Valiraqis është gjetur pa jetë nga një roje bregdetare në afërsi të Eretrias, 40 km në veri të Athinës.
Valiraqis është gjetur vetëm pak metra larg motoskafit të ij, i cili në ato momente ishte me motor ndezur. Ka qenë bashkëshortja e tij ajo që ka njoftuar autoritetet pasi Valiraqis nuk ishte kthyer në shtëpi pas një shëtitjeje që kishte bërë me motorskafin e tij në ujërat e qeta të gjirit të Eretrias.
Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e rojes bregdetare, të cilat fillimisht gjetën motorskafin, motorët e të cilit ishin ende në punë, ndërsa pak me tej u gjet trupi i pa jetë i tij.
Dyshimet e para janë të rënies nga mjeti lundrues, dhe humbje të jetës si pasojë e ipotermisë, pasi në zonë temperatura ishte shumë e ulët, ose që mund të jetë goditur nga një mjet tjetër lundrues.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.