×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidenti francez sërish nën hetime

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 8:30

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është vënë sërish shënjestër e drejtësisë për financimin e fushatës elektorale në 2007, ai është nën hetim në një proces të ri gjyqësor në lidhje me përdorimin e rregullt të parave me prerje të madhe që ka nisur prokuroria kombëtare financiare (PNF).


    Informacionet e zbuluara nga ueb-i on line Mediapart konfirmuan sot për median nga një burim gjyqësor, ku nuk specifikoheshin shkeljet e mundshme të ligjit që janë objekt i kësaj procedure të re gjyqësore të prokurorisë kundër korrupsionit ndaj ish-kreut të shtetit (2007-2012).

    Sipas Mediapart, gjatë një kontrolli të kryer në fund të 2017 tek një antikuar i njohur parisien, Christian Deydier, policët zbuluan një zarf me emrin e Nicolas Sarkozy që ishte dërguar një ditë më parë.

    Zarfi, i gjetur gjatë kontrollit të kryer për llogari të investigimeve për një financim të mundshëm libian të fushatës presidenciale të vitit 2007, përmbante një çek me vlerë 2 000 euro për blerjen e një antikuari në emër të ish-presidentit, si dhe katër kartëmonedha me prerje 500 euro.

    ‘’I marrë në pyetje për këtë çështje, Sarkozi shpjegoi se në atë kohë, çdo muaj, njëra nga asistentet e tij shkonte në emër të tij dhe tërhiqte nga banka rreth 2 000 euro në prerje të mëdha, përfshirë edhe prerjet prej 500 euro”, raporton media.

    Kjo praktikë nuk është e paligjshme dhe nuk është mundur të zbulohet nëse përputhen me vërtetësi tërheqjet e parave me shumat që u gjetën tek tregtari i antikave, sqaron Mediapart, sipas së cilit për rrjedhojë nuk do të ketë zhvillime të procesit gjyqësor, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!