Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi në një intervistë për emisionin “Face the Nation” në CBS se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të pranojë ndonjë marrëveshje paqeje në Ukrainë, për sa kohë që nuk e ka arritur qëllimin e tij afatgjatë për rindërtimin e Perandorisë Ruse.
“Në bindjen time personale – pas dekadash pune me Rusinë dhe Bashkimin Sovjetik – Putini e sheh misionin e tij historik si rivendosjen e Perandorisë Ruse,” u shpreh Gates.
Ndërkohë, bisedimet e zhvilluara një ditë më parë në Stamboll mes delegacioneve ukrainase dhe ruse nuk sollën ndonjë përparim drejt armëpushimit. Rusia mbetet e palëkundur në kërkesat e saj: dobësimi i ushtrisë ukrainase, krijimi i një qeverie pro-ruse dhe dorëzimi i territoreve të pushtuara.
Sipas Gates, Ukraina është kyçe për planin e Putinit për rikthimin e ndikimit imperial të Rusisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.