×
  • Lajme
  • Botë / Botë

    Ish-shefi i stafit të Navalnyt sulmohet me çekiç në Lituani

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 23:00

    Aktivisti rus opozitar Leonid Volkov, i cili është ish-shefi i shtabit të liderit të ndjerë të opozitës ruse Alexey Navalny, u sulmua të martën jashtë shtëpisë së tij në Vilnius, Lituani, sipas zëdhënëses së Navalny, Kira Yarmysh, raportoi të martën mbrëma CNN, transmeton Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ka thënë ai është goditur me çekiç.

    “Leonid Volkov sapo është sulmuar jashtë shtëpisë së tij. Dikush ia theu xhamin e veturës dhe i hodhi gaz lotsjellës, e më pas sulmuesi filloi ta godiste me çekiç”, ka shkruar ajo.

    Sulmi vjen disa ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë, të parë si një ushtrim kushtetues ku presidenti Vladimir Putin është i sigurt se do të fitojë një mandat të pestë.

    Ivan Zhdanoc, drejtori i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalnyt, po ashtu shkroi të martën ku tha se ai u “godit në këmbë dhe duar me çekiç”, raportoi CNN.

    Volkov shërbeu si drejtor i Fondacionit Anti-Korrupsion deri në vitin 2023.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!