×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-ushtari 98 vjeçar amerikan, takohet me të dashurën e tij, 75 vite pas takimit të parë

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 10:21

    Një ushtar amerikan i cili ra në dashuri me një grua franceze në Luftën e Dytë Botërore u ribashkua në me të në 75 vjetorin e  e Ditës D – që shënon çlirimin e Evropës Perëndimore nga kontrolli i Gjermanisë Naziste.


    “Unë gjithmonë të doja ty”, ishin fjalët e para me të cilat ish ushtari amerikan iu drejtua gruas me të cilën kishte rënë në dashuri në shikim të parë, shkruan The Sun, transmeton Reporteri.net.

    Mediat franceze ishin aty për të kapur momentin e ribashkimit të këtij çifti, dashuria e të cilëve kurrë nuk kishte vdekur.

    KT Robbins ishte 24 vjeç kur ai ra në dashuri me Jeannine Ganaye,  atë kohë 18 vjeç, në Briey, në verilindje të Francës. Por ai u dërgua në Frontin Lindor dhe kurrë nuk e pa atë përsëri.

    Të dy u martuan, por gjithnjë mbanin fotografitë e njëri-tjetrit. Ai ia tregoi asaj këtë fotografi në ditën e ribashkimit të tyre.

    Në ato momente emocionuese ish-ushtari amerikan, tani 98 vjeç, iu drejtua Jeannine me fjalët: “Gjithmonë të kam dashur. Ti kurrë nuk ke dalë prej zemrës time”. 

    “Kur iku me kamion, isha shumë e trishtuar. Do doja që pas luftës të mos ishte kthyer në Amerikë”, u shpreh Jeannine, e cila në vitin 1945 nisi të mësonte anglisht me shpresën se Robbins do të kthehej një ditë për të. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!