Ish zëvendëskancelari austriak, Heinz Christian Strache, i cili dha dorëheqje pas publikimit të një incizimi sekret, ku shihet duke i ofruar një investitoreje ruse kontratat e qeverisë, në këmbim të mbështetjes politike, ka thënë se dëshiron ta dëshmojë pafajësinë e tij në lidhje me këtë aferë.
“Ne do të gjejmë të gjithë që qëndrojnë pas videos kriminale dhe fushatave të pista nga jashtë kundër personalitetit tim dhe do të provojmë pafajësinë time. Do të luftoj për këtë,” kishte shkruar Strache në llogarinë e tij në Facebook.
Kjo aferë jo vetëm që kishte ndikim negativ në jetën e tij politike, por ndikoi gjithashtu në jetën e tij private dhe në martesë, transmeton Reporteri.net.
https://www.facebook.com/HCStrache/posts/10156694875508591
Gazetat austriake shkruajnë se gruaja e tij, Philippe Strahe (31) dhe djali i tyre Henrik, e kanë bastisur shtëpinë dhe janë shpërngulur te familja e saj.
Ajo, në një deklaratë për mediat, tha se ishte e tronditur dhe se aktualisht dëshiron ti përkushtohet të birit.
https://www.facebook.com/HCStrache/posts/10154252282248591
Dorëheqja e Christian Strache vjen pas publikimit të një incizimi nga gazeta Der Spiegel, ku shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitet sikur investitore e pasur nga Rusia.
Kjo ngjarje kishte ndodhur më 2017 në Ibiza, disa muaj para se zgjedhjeve parlamentare në Austri, ku Strache u emërua zëvendëskancelar. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=bCFnkouNYxg