×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte live në TikTok, del videoja kur polici e ndal transmetimin në telefon pas vrasjes së burrit që e kishte djegur Kuranin

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 12:12

    Një refugjat irakian dhe aktivist kundër Islamit u qëllua për vdekje në Suedi të mërkurën vonë, vetëm disa orë para se t’i shqiptohej një vendim nga gjykata pas gjykimit për djegien e Kuranit, sipas dokumenteve të gjykatës të enjten.

    Salwan Momika, 38 vjeç, u qëllua për vdekje në një shtëpi në qytezën Sodertalje afër Stokholmit, raportoi transmetuesi publik, SVT.

    Mediat suedeze raportuan se Momika ishte “live” në TikTok në kohën kur u qëllua. Një video që agjencia e lajmeve Reuters  raportoi se e ka parë tregoi policinë duke marrë një telefon dhe duke i dhënë fund një transmetimi të drejtpërdrejtë që dukej se ishte nga llogaria TikTok e Momika.

    Në videon që më pas u shpërnda në rrjetet sociale, shihet një polic duke e ndalur transmetimin e drejtpërdrejtë në telefon.

    Momika, së bashku me bashkëprotestuesin Salwan Najem, u akuzuan për “agjitacion kundër një grupi etnik” në katër raste në verën e vitit 2023.

    Sipas aktakuzës, dyshja përdhosën Kuranin, duke përfshirë djegien e tij, ndërsa bënë komente nënçmuese për myslimanët — në një rast jashtë një xhamie në Stokholm.

    Ndërsa qeveria suedeze dënoi valën e djegies së Kuranit në vitin 2023, ajo u konsiderua fillimisht si një formë e mbrojtur e fjalës së lirë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!