×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte zhdukur për Shën Valentin, 25-vjeçarja gjendet e zhveshur dhe e vdekur në makinën e saj

    Reporteri
    23 Shkurt 2022 | 13:06

    Një grua meksikane është gjetur e vdekur në makinën e saj pasi kishte takuar një “burrë amerikan” për Shën Valentin.

    Elizabeth Martinez Cigarroa, 25 vjeç, u gjet e zhveshur dhe e përkulur në bagazhin e makinës së saj në Tijuana, Meksik, shkruajnë mediat e huaja.

    Familja e saj raportoi se ajo kishte shkuar në një hotel buzë plazhit për të takuar një “burrë amerikan” më 14 shkurt. Pasi ajo u raportua e zhdukur, makina e saj “Jeep Liberty” u gjet tre ditë më vonë.

    Ajo u gjet e zhveshur në pozicionin e fetusit me shenja të dukshme dhune, njoftoi policia lokale. Ajo u identifikua më vonë nga të afërmit.

    Martinez Cigarroa është gruaja e 24-të në qytetin kufitar meksikan që vritet këtë vit, në një rajon të njohur për brutalitetin ndaj grave. Vëllai i saj, Francisco, shprehu zhgënjimin e tij ndaj policisë që nisi një grup kërkimi vetëm 24 orë pasi ajo u zhduk, në përputhje me politikën meksikane. Ai tha fjalë të mira për motrën e tij:

    Motra ime ishte shumë e qetë, e buzëqeshur, ishte një person i mirë dhe nuk kishte asnjë problem me askënd. Ajo sapo kishte mbaruar një diplomë për biznes ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!