×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi në masë

    ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

    Reporteri
    22 Mars 2024 | 22:39

    Grupi terrorist i ISIS-it ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë.

    Shteti Islamik në një postim në rrjetin rus “Telegram” ka deklaruar se pjesëtarë të saj kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në të cilin u vranë 40 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, raporton Sky News.

    “Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në qytetin e Krasnogorskut në periferi të kryeqytetit rus, Moskës, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe shkaktuar dëme masive para se të tërhiqeshin drejt sigurisë”, thuhej në deklaratën e ISIS-it në Telegram.

    Ndërkaq, më 7 mars, shërbimi rus i sigurisë FSB, kishte deklaruar se ka parandaluar një sulm ndaj një sinagoge në Moskë. Sulmin ishte duke e planifikuar një celulë e ISIS-it.

    Më shumë se 5 mijë persona besohet se ishin në sallën e koncerteve në momentin kur persona të armatosur kanë nisur sulmin në Moskë.

    Mediat ruse kanë raportuar se në këtë sallë do të performonte një bend i njohur i rock-ut dhe 6 mijë e 200 bileta ishin shitur për këtë koncert.

    Ndërkaq, zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin në këtë koncert, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

    Forcat speciale të Rusisë janë në kërkim të të dyshuarve dhe sipas mediave pesë persona kanë kryer sulmin.

     

     

    Më shumë se 5 mijë persona ndodheshin në sallë në momentin e sulmit në Moskë

    Të paktën 40 të vrarë dhe 100 të plagosur në sulmin në Moskë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!