×
  • Lajme
  • Botë

    ISIS kërcënon me sulm Italinë dhe kryediplomatin Di Maio

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 23:23

    Shteti islamik ISIS, ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë e ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio.


    Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane Di Maio, mbajtur gjatë samitit anti ISIS, organizuar mes Italisë e SHBA, gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Itali nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, raportojnë mediet italiane.

    Në tekst përmendet shpesh se “shtetit islamik do të marrë Romën” e se nga “shërbimet e inteligjencës italiane nuk ka sinjalizime shqetësuese për sigurinë.”

    Shqetësimi i Italisë për praninë e ISIS në Afrikë e takimi Blinken-Di Maio në Romë, është analizuar në editorialin e medies zyrtare të ISIS.

    “Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera”, tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetësuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën.

    Sipas medies së shtetit islamik, arsyetimi i kreut të diplomacisë italiane është mëse i justifikueshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!