×
  • Lajme
  • Botë

    Itali: 130 viktima dhe 652 raste të reja në 24 orët e fundit

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 9:28

    Italia vazhdon betejën e saj kundër koronavirusit.


    Viktimat vazhdojnë të regjistrohen dita ditës dhe në 24 orët e fundit janë 130 të vdekur më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32,626.

    Gjithashtu janë verifikuar 652 raste pozitive më shumë duke e çuar në 228,658 numrin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë deri më sot.

    Numri i personave aktiv të infektuar janë reduktuar në 59,322.

    8,947 prej tyre po kurohen në struktura spitalore dhe 595 në repartet e terapisë intesive.

    Të shëruar në 24 orët e fundit janë 2,160. Numri i tyre i përgjithshëm deri më sot është 136,720.

    Në rajonin e Lombardisë janë 57 viktima më shumë se një ditë më parë dhe numri i tyre ka arritur në 15,784 dhe 86,334 janë të infektuar nga Covid 19 në këtë territor.

    Numri i tamponeve të kryer në Itali është 3,318,778.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!