Policia e Bolonjës ekzekutoi operacionin e koduar “Kusar” duke shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë.
U arrestuan në flagrancë ndërsa po përgatiteshin të kryenin grabitjen e rradhës dy shtetas shqiptarë 29 e 24 vjeç.
Banda e shqiptarëve me fytyra të maskuara grabisnin pikat e shitjes së karburantit rreth e qark provincës së Ravenas duke kërcënuar punonjësit për dorëzimin e arkës me para.
Vetëm gjatë periudhës kohore 12 e 16 gusht, banda kishte grabitur 2 herë të njëjtën pikë karburanti duke vjedhur rreth 4 mijë euro cash.
Falë dëshmive të personave të grabitur dhe procesit hetimor, policia italiane mundi të vihet në gjurmët e bandës shqiptare duke arrestuar në flagrancë 2 shqiptarët.
29 vjeçari i arrestuar është me leje të rregullt qëndrimi, ndërsa ai 24 vjeç sapo kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali.
Dy shqiptarët e arrestuar ndodhen në burgun e Ravennas në dispizicion të autoriteteve gjyqësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.