Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në kamionin e tij u gjetën 34 kilogramë kokainë e cila kap vlerën e tre milionë eurove.
Shoferi shqiptar po udhëtonte drejt veriut të Italisë derisa u ndalua në autostradën Brenner, për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.
Ai u transferua në burgun e Bolzanos dhe këto ditë pritet të dal para gjykatës.
Shqiptari mund të përballet me burgim nga nëntë deri në 30 vjet.
Sipas mediave italiane, droga nuk ishte e destinuar tregun e Tirolit të Jugut, shkruan Ballkanweb përcjell Klankosova.tv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.