×
  • Lajme
  • Botë

    Itali: Shkatërrohet rrjeti i pedofilëve, shisnin imazhe dhe video pornografike online

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 11:38

    Policia postale italiane ka shkatërruar një rrjet pedofilësh italianë të cilët shkëmbenin materiale pedopornografike një një platformë të njohur online.


    Imazhet realizoheshin dhe nga adoleshentë të cilët i shisnin online në bazë të një liste çmimesh dhe sipas kërkesave.

    Operacioni i koduar “Pay to see”, u koordinua nga Qëndra Kombëtare Italiane për mbrojtjen e fëmijëve e nga Gjykata e Minorenëve të Barit, dhe u ekzekutua nga Policia Postale e Romës, Barit e Foggia-s. U kryen kontrolle e sekeustrime të materialeve personale informatike në 12 rajone e 17 provinca italiane.

    Hetimet e operacionit nisën pas denoncimit të dy prindërve të dyshuar nga përdorimi intensiv i rrjeteve sociale nga vajza e tyre adoleshente.

    Hetimet zbardhën një rrjet të konsoliduar shitjesh online të videove e imazheve pedopronografike e pornografike të autoprodhuara nga adoleshentë e të rritur në shkëmbim të pagesave në llogari bankare online.

    Marrëveshjet për shitje blerje të materialeve pornografike bëhesin përmesh chat-eve e listës së çmimeve të publikuar online që parashikonin përveç dërgimit të imazheve e videove dhe biseda seksuale e video-seksuale live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!