×
  • Lajme
  • Botë

    Itali, shpërthim në një magazinë fishekzjarresh, 5 të vdekur

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 8:13

    Pesë të vdekur dhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, është bilanci pas shpërthimit të një magazine fishekzjarresh.


    Ngjarja ndodhi në Messina, në Barcellona Pozzo di Gotto, në Itali.

    Të plagosurit me djegie të rënda, u dërguan në spital, kurse viktimat janë katër punonjës të një firme që po kryenin punë mirëmbajtjeje si dhe gruaja e pronarit të kompanisë.

    Nga hetimet e para, shpërthimet mund të kenë ndodhur si pasojë e saldimit që po kryente njëri nga punonjësit.

    Shkëndijat kanë ndezur pluhurin piroteknik duke shkaktuar aksidentin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!