×
  • Lajme
  • Botë

    Italia e “gjunjëzuar” – 604 viktima në 24 orët e fundit

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 18:14

    Vazhdon trendi në ngadalësim i pandemisë së koronavirsusit në Itali


    Italia sot regjistron 604 viktima në 24 orët e fundit.

    Numri total i viktimave ka arritur sot në 17,127.

    Numri i personave të infektuar nga nisja e pandemisë deri më sot është 135,586 e janë regjistruar 3,039 raste më shumë se një ditë më parë.

    Numri i pacientëve në terapi intesive është 3,792 me një ulje të ndjeshme me një ditë më parë me 106 pacientë më pak.

    Numri i pacientëve të shëruar është 24,392 me 1,555 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

    Në rajonin e Lombardisë numri i përgjithshëm i viktimave është 9,484 e janë 282 viktima më shumë se një ditë më parë.

    Të infektuarit në Lombardi kanë arritur sot në 52,325 e janë 791 raste pzitive më shumë të shënuara gjatë 24 orëve të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!