×
  • Lajme
  • Botë

    Italia publikon bilancin e 24 orëve: Rritet numri i viktimave nga COVID-19

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 18:51

    Është rritur sërish bilanci i viktimave në Itali si pasojë e koronavirusit, krahasuar me dy ditët e fundit.


    Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 78 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës, shifër kjo më e lartë se ditët e fundit ku viktimat nuk kalonin mbi 60.

    Gjithashtu rritje ka pësuar dhe numri i personave të rinj të prekur me Covid, ku së fundmi janë raportuar 346 raste të tjera të infektuarish.

    Pjesa më e madhe e të infektuarve është shënuar në rajonin e Lombardisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!