×
  • Lajme
  • Botë

    Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave që prej izolimit

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 12:35

    Pak orë nga përfundimi i regjimit të lockdown, Italia regjistron 153 viktima e 875 raste pozitive më shumë.


    Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 31 763 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 224 760.

    Në 24 orët e fundit janë 2606 pacientë të shëuar e numri i tyre total ka arritur deri më sot më 122 910.

    E në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është reduktuar në 775.

    Numri i personave aktualë pozitiv me koronavirus në Itali është 70 187.

    Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 39 viktima e 399 raste më shumë.

    Deri më sot Italia ka kryer mbi 2 milionë e 900 mijë tampone

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!